E ardhmja e Pep Guardiolës është gjithmonë një temë shumë e përfolur në Angli. Një vendim pritet të merret në javët e ardhshme, raportoi “Times”. Federata Angleze e Futbollit (FA) ka qenë në kontakt jozyrtar me trajnerin e Manchester City që nga fillimi i këtij sezoni, por po shqyrton edhe kandidatë të tjerë. Ish-lojtarit dhe trajnerit të Barcelonës i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë.
Askush nuk i plotëson kriteret e përshkruara në shpalljen e vendit të punës së FA më mirë se Guardiola. Ai ka “përvojë të konsiderueshme në futbollin anglez”, ka “një histori të fortë të arritjes së rezultateve në Premier League dhe/ose garat e mëdha ndërkombëtare”, është “ekspert në identifikimin, menaxhimin dhe zhvillimin e lojtarëve”, si dhe “komunikon rrjedhshëm në anglisht”. Një tjetër kandidat është Thomas Tuchel, i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Harry Kane.
Megjithatë, “Times” shkroi për një takim mes Guardiolës dhe Khaldoon Al Mubarakm, president i Manchester City në Abu Dhabi. Trajneri spanjoll raportohet se po shqyrton mundësinë e rinovimit të kontratës dhe paratë nuk do të jenë arsyeja kryesore e zgjedhjes së tij. Ai e di që në kombëtare nuk do të merrte të njëjtën pagë si në një klub, por do të vlerësojë llojin e punës që do t’i ofrohet. Me pak fjalë, as në Angli nuk i kanë idetë e qarta.