Manchester City do të luajë ndaj Sporting Lisbonë sot në Champions League dhe trajneri Pep Guardiola është në dilemë për lojtarët që do të hedhë në fushë për shkak të dëmtimeve të shumta.
Gjithsesi, trajneri spanjoll pret që mbrojtja e titullit në Premier League nga Manchester City të jetë një “luftë”, duke përmendur lëndimet këtë sezon. “Unë i di standardet tona, por ne kemi humbur vetëm një ndeshje”, tha Guardiola.
“Ndoshta do të humbasim përsëri në Premier League: Kundër Brighton, kundër Tottenham dhe kundër Liverpool. Por ne jemi vetëm dy pikë prapa Liverpool, i cili është një ekip i klasit të lartë”, shtoi trajneri i “citizens”.
“Ne kemi filluar mirë në Champions, por e di që njerëzit presin që ne të fitojmë 38 ndeshje në Premier dhe të fitojmë 3 trofe çdo sezon. Pasi këto janë standardet tona, por nuk është gjithnjë e mundur”, tha Guardiola..
Më tej, trajneri spanjoll shtoi: “Arsyeja pse është e vështirë është sepse kemi pasur shumë mungesa, shumë dëmtime, që mund të ndodhin në disa sezone. Ndonjëherë, për të fituar tri tituj duhet edhe pak fat dhe një ekip në formë, por kjo nuk është e mundur këtë herë”.