Gullit “skanon” Serie A dhe Milanin: Sa bukur kur e shoh mes elitës, por ato dëmtimet…! Me Manchester ju them…

28 Shkurt 2021
17:35
Telesport
back button

Në funksion të ndeshjes së sotme midis Romës dhe Milanit, Gazzetta dello Sport ka intervistuar një ish-futbollist të madh kuqezi, i cili shpesh luante këtë klasike të Serie A.

Hollandezi Ruud Gullit bëri historinë e Milanit, fillimisht nën drejtimin e Arrigo Saçhi, pastaj me Fabio Capello, duke fituar trofe të shumtë dhe duke treguar të gjithë klasin e tij të madh me fanellën me numrin 10.

Gullit është ende i lidhur me Milanin siç pranohet në intervistën e sotme:

“Jam i lumtur që shoh Milanin tim atje lart, duke luftuar më në fund për titullin. Fatkeqësisht, dëmtimet u ndjenë, por është një ekip që meriton majat”.

Gullit pastaj foli për luftën për Scudetto, asnjëherë aq të nxehtë sa këtë sezon:

“Favoriti është akoma Juventusi. Sigurisht, Interi është në avantazh, Milani luajti shkëlqyeshëm para se të kishte shumë mungesa dhe mua më pëlqen edhe Lazio, por bardhezinjtë kanë ekipin më të fortë dhe mund të kthehen në garë”.

Nga ana tjetër, holandezi është i sigurt për përplasjen midis Milanit dhe Manchester United në Europa League: “Skuadër e fortë, por me disa probleme mjedisore. Solskjaer është gjithmonë i rrezikuar. Shikoni një foto të tij sot dhe një nga ato kur ai nisi punën: ai duket se është plakur me dekada. Gjithmonë ka polemika rreth United, të jesh menaxher i Manchester pas Ferguson është e komplikuar”.

Disa fjalë për Ibrahimovic: “Le ta sqarojmë menjëherë, unë kurrë nuk kam thënë që Zlatan është shumë i moshuar. Asnjëherë! Thjesht mendova se ishte e vështirë të kthehej në majë pas dëmtimit të tij të fundit.

Ibra është ende një lojtar i mrekullueshëm: mentaliteti dhe etika e tij e punës gjithashtu i bën shokët e tij të rriten”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit