Ilkay Gundogan do të luajë sërish për Manchester Cityn.
Tani nuk ka më asnjë dyshim: sipas AS, mesfushori gjerman tashmë ka marrë vendimin për t’u rikthyer në ish-klubin e tij pasi ka folur me Pep Guardiola-n, i cili dha dritën jeshile për rikthimin e tij.
Një vit më parë, Pep nuk ishte në gjendje ta bindte atë të qëndronte në Angli për shkak të synimit të tij të fortë për t’u transferuar te Barcelona, klubi për të cilin kishte ëndërruar gjithmonë të luante.
Për këtë arsye ai kishte refuzuar të gjitha ofertat e rinovimit të Qytetarëve dhe u largua disa javë pas fitores së Champions League.
tani, 12 muaj më vonë, Gundogan do të kthehet në Angli me kosto zero, ashtu siç u largua: Barcelona nuk është në gjendje të kërkojë para për një lojtar që bllokon regjistrimin e Dani Olmos.
Ish-lojtari i Borussia Dortmundit nuk kishte ndërmend të largohej, por u detyrua të largohej për arsye financiare: paga e tij peshon rreth 20 milionë euro bruto.
Marrëveshja mes 34-vjeçarit dhe kampionëve në fuqi të Anglisë do të jetë e lehtë për t’u gjetur: Gundogan kishte oferta nga Arabia Saudite dhe Turqia, por ende dëshiron të jetë protagonist në kampionatin më të rëndësishëm në Europë.
Me fanellën e Barçës ai luajti 51 ndeshje, duke u bërë lojtari më i aktivizuar nga Xavi Hernandez.