Gundogan: “Ta harroni se do fitojmë 4-0 apo 5-0, Euro 2024 konfirmon se…”

10 Qershor 2024
21:53
Telesport
back button

Ikay Gundoan do të mbajë shiritin e kapitenit te Gjermania në “Euro 2024” dhe me detyrën e liderit ai do të ketë përgjegjësi shtesë për të ndikuar pozitivisht në ekip. “Panzerat” ia dolën me sukses për të marrë rezultatet pozitive kundër Greqisë, ndonëse në media u gjykuan për mënyrën se si ekipi performoi në 45 minutat e para. Megjithatë, mesfushori i Barcelonës e ka hedhur vështrimin te pikat pozitive nga miqësorja e fundit.

“Ishim disi të plogësht në fillimin e ndeshjes me Greqinë. Mbase nuk i morëm aq seriozisht. Pastaj u bë e vështirë, por grupi tregoi karakter luftarak dhe morëm fitore. E qartë se grupi ka fituar imunitet kundër humbjes.

Kemi disa ndeshje më marrim rezultate pozitive radhazi, ndryshe nga sa ndodhet përpara epokës së Nagelsman. Mbështetja e tifozëve do të jetë një armë shumë e rëndësishme në rrugëtimin tonë. Ata mund të ndikojnë në mënyrën thelbësore.

E nisim Kampionati Europian me një ndjenjë të mirë, por ta harroni se do fitojmë 4-0 apo 5-0. Në këtë turne marrin pjesë përfaqësueset europiane më të mira, pra do të jenë ndeshje shumë të dyluftuara”, përfundoi kapiteni Gundoan. Ai do të mbajë për herë të parë shiritin në një garë kaq prestigjioze në rang ndërkombëtar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit