Në ndeshjen e fundit ndaj Monza, kuqezinjtë morën tri pikët falë golit vendimtar të Tijjani Reijnders. Me kthimin nga pezullimi, mesfushori holandez tregoi menjëherë rëndësinë e tij, duke konfirmuar fillimin mjaft pozitiv të sezonit. Ai po e “dirigjon” praktikisht skuadrën e Paulo Fonseca.
Ish-lojtari i AZ Alkmaar ishte vendimtar edhe në Champions League, duke shënuar dygolësh kundër Club Brugge në mbrëmjen e fitores së parë europiane të epokës së re të kuqezinjve. Një moment i jashtëzakonshëm forme, pra, ndaj po tërheq interesin e emrave të mëdhenj.
Plani i rinovimit – Për më tepër, tashmë kanë filluar të tingëllojnë disa sirena. Pep Guardiola, prej disa kohësh e pëlqen holandezin, do ta donte te Manchester City. Edhe Barcelona po e ndjek, pasi ka provuar më herët transferimin e tij nga AZ Alkmaar, para se të vishej kuqezi. Milani megjithatë nuk do të jetë i papërgatitur për oferta tërheqëse.
Me përfaqësuesit e Reijnders, menaxherët e “Djallit” tashmë kanë filluar të flasin vendosmërisht për rinovimin deri në vitin 2030, me rritje page deri në katër-pesë milionë në vit. Vullneti i palëve për të vazhduar së bashku është aty. Kështu ka raportuar edicioni i sotëm i “Corriere dello Sport”.