Gyokeres përballet me gjykatën për transferimin, menaxheri i tij i lidhur me grupet kriminale

8 Shtator 2025
7:24
Alfred Lleshi
back button

Viktor Gyökeres dhe Arsenali rrezikojnë një situatë të ndërlikuar ligjore pas transferimit të tij nga Sporting Lisbona në Londër. Sulmuesi suedez është thirrur në gjykatë në Stokholm në lidhje me hetimin që përfshin agjentin e tij, Hasan Cetinkaya, i akuzuar për lidhje me banda kriminale.

Çështja shpërtheu kur u raportua se një i afërm i Cetinkaya u shënjestrua me të shtëna arme pranë Stokholmit, pasi ishte përfolur se kishte marrë përqindje nga transferimi i Gyökeres tek Arsenali. Autoritetet dyshojnë se incidenti lidhet drejtpërdrejt me këtë operacion merkatoje.

Gyökeres nuk ndodhet nën akuzë, por është thirrur të dëshmojë në favor të agjentit të tij dhe të mohojë përfshirjen e grupeve kriminale në këtë dhe në transferta të tjera. Procesi pritet të nisë në shkurt 2026 dhe ka tërhequr vëmendje të madhe në Suedi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit