“Haaland është makineri, por nëse do që të bëhet si Leo Messi, duhet…”

19 Shtator 2024
16:29
Telesport
back button

John Obi Mikel, ish-lojtar i Chelsea, mendon se Erling Haaland është lojtar i madh, por me një të metë: nuk ka efikasitet në ndeshjet e mëdha.

Ai dëshiron që norvegjezi të ketë vazhdimësi edhe ndaj skuadrave të mëdha. “Haaland shënon gola, shumë gola, por unë dua ta shoh vendimtar në sfidat kryesore. Për shembull, me Arsenalin këtë fundjavë”.

“Nuk mjafton të zgjidhë ndeshjet e vogla dhe të parëndësishme. Ai e ka rritur nivelin, por duhet të bëhet si Leo Messi, pra të tregojë sa vlen në ndeshjet big”.

“Padiskutim që Haaland është makineri golash, realisht i shkëlqyeshëm në atë që bën. Askush nuk dyshon tek ai, por duhet të jetë lojtar i madh në dneshje të mëdha”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit