Haaland frikëson rivalët: “E di se mund ta bëj”

28 Korrik 2024
12:41
Denis Hakanaj
back button

Sezoni i ri është pranë dhe Erling Haaland tashmë është gati. Sulmuesi norvegjez foli për objektivat e tij të radhës:

“Jam përmirësuar në shumë aspekte. Po përpiqem të bëhem një version më i mirë i vetes si brenda dhe jashtë fushës. E kam thënë tashmë në disa raste se mund të përmirësohem në shumë. Unë jam duke punuar për këtë.

“Shpresoj të jem një futbollist më i mirë dhe një njeri më i mirë këtë sezon. Duhet të mendosh për këtë ditë pas dite, pa parë shumë përpara, sepse do të ketë më shumë se 70 ndeshje nëse i luaj të gjitha, plus ndeshjet ndërkombëtare.

“Ka të bëjë me përpjekjen për të bërë mirë në çdo ndeshje, sepse kjo është puna ime”, ka thënë Haaland për L’Equipe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit