Haaland ishte përbindësh që 14 vjeç (VIDEO)

21 Mars 2023
0:58
Telesport
back button

Haaland eshte duke jetuar nje sezon spektoklar dhe perfekt sa i perket shenimeve… Këtë sezon ai me Man City ka realizuar 42 gola në 37 ndeshje. Këto janë numrat që Erling Haaland po regjistron deri më tani. Sulmuesi, sot është “9-ta” më i mirë në botë.

Dëshmi për këtë është se ai shënoi pesë gola kundër RB Leipzig në 1/8 e Champions League. Të shtunën e kaluar ai shënoi edhe tre gola kundër Burnley-t në FA Cup, e vërteta është se duket se është një hap përpara të tjerëve. E gjithë kjo me vetëm në 22 vjet.

Duhet të besoni se ky sulmues së shpejti mund të përfundojë në Santiago Bernabeu. Përveç kësaj, Rafaela Pimienta, agjentja e tij, e ka admiruar në disa raste Realin. Duhet theksuar se nuk duhet harruar as klauzolat e lirimit në kontratën e tij.

Megjithate, talenti i tij ishte ne syte e te gjitheve, qe kur ishte ende shume i vogel. Ne internet qarkullon video kur ishte nga 10 deri ne 14 vjec dhe ajo qe bente me topin dhe vendosmeria per te shenuar pervec se forca fizike…

Dita-ditës, “bomberi” i Manchester City, Erling Haaland po lë gjurmë në historinë e futbollit, teksa duket se ka “rigjetur” dhe formën e tij më të mirë teksa ka arritur të shënojë plot 9 gola dhe të dhurojë 1 asist, në vetëm 4 ndeshjet e fundit.

Për “vikingun” e Premier League nuk kanë munguar as “elozhet” nga sulmuesit legjendarë të futbollit anglez, ku më të fundit vijnë nga golashënuesi më i mirë në historinë e Kampionatit anglez, Alan Shearer, i cili në një pronocim për mediat tha se Haaland, mund të shënojë tepër thjesht 50-60 gola në sezon.

“Haaland është një bishë. Është një makinë për të shënuar gola. Ai jeton dhe merr frymë për ato. Nëse nuk shënon, nuk do të mund të flejë natën. Ai dëshiron një tjetër, pastaj një tjetër, dhe pastaj një tjetër.

Ai është i jashtëzakonshëm dhe kjo skuadër është një ëndërr duke marrë parasysh sa shumë shanse krijojnë. Haaland mund të shënojë 50, madje 60 gola në një sezon. Çmenduri”,- tha Shearer për “bomberin” e City-t. Ndërkaq, kujtojmë se deri në këtë pikë të sezonit Haaland ka shënuar plot 42 gola dhe ka dhuruar 5 asiste në vetëm 37 paraqitje për “qytetarët”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit