Haaland korrigjon gabimin e penalltisë dhe nuk “fal” me kokë. Ish-ylli i Barcelonës i jep City-t avantazhin e dyfishtë (video)

9 Nëntor 2025
18:24
Telesport
back button

Manchester City është duke fituar 2-0 ndaj Liverpool pas pjesës së parë, në supersfidën e javës së 11-të, e cila po luhet në “Etihad”.

“Qytetarët” e filluan vrullshëm takimin dhe kishin shansin e artë për të kaluar në avantazh që në minutën e 11-të, por Erling Haaland gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Goditja e norvegjezit u ndal në mënyrë fantastike nga Mamardashvili, i cili e shkaktoi vetë pas një fualli në zonë ndaj Jeremy Doku.

Haaland korrigjon gabimin pak minuta më pas, ku gjen golin me kokë pas krosimit të Matheus Nunes. Norvegjezi kërcen mbi Konate dhe shkund rrjetën.

Në minutën e 38-të, Van Dijk gjeti golin me kokë pas krosimit të Mohamed Salah nga këndi, por goli u anullua për pozicion jashtë loje të Andy Roberteson.

Në minutat shtesë, City dyfishoi shifrat me golin e Nico. Mesfushori shënoi me një goditje të bukur nga distanca. Pjesa e parë, City 2-0 Liverpool.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit