Manchester City ka mundur 5-1 Wolves-in në shtëpi dhe është kthyer një pikë larg Arsenal-it kryesues në renditjen e Premier League, me Citizens që kanë një ndeshje për të rikuperuar.
Manchester City e ka mbyllur 3-0 në avantazh pjesën e parë të ndeshjes kundër Wolves, e vlefshme për javën e 36-të Premier League.
Protagonisti absolut i pjesës së parë ka qenë Erling Haaland.
Manchester City [1] – 0 Wolves – Erling Haaland (P) 12’ – Video
Sulmuesi norvegjez ka qenë autori i të tre golave të City-t, dy prej të cilëve kanë ardhur nga pika e bardhë e penalltisë.
Manchester City [2] – 0 Wolves – Erling Haaland 36′ – Video
Haaland është lojtari i tretë në histori që realizon dy tregolësha në pjesën e parë të një ndeshje të Premier League (edhe kundër Nottingham sezonin e kaluar), pas Andreë Cole and Michael Owen.
Manchester City [3] – 0 Wolves – Erling Haaland (P) 45+3’ – Video
Pjesa e dytë ka filluar mirë për vendasit, të cilët kanë arritur të ngushtojnë rezultatin në 3-1 falë golit të shënuar nga Hee-Chan në minutën e 53-të.
Manchester City [4] – 1 Wolves – Erling Haaland 54′ – Video
Megjithatë, gëzimi i Wolves ka zgjatur pak, duke parë se Haaland ka realizuar edhe golin e katërt një minutë më mbrapa.
Manchester City [5] – 1 Wolves – Alvarez J 85′ – Video
Në minutën e 85-të ka ardhur edhe goli i pestë për ekipin e Guardiola-s. Autori ka qenë Alavarez, i cili ka shënuar tri minuta pasi është futur në fushë në vend të Haaland.