Haaland mbrohet nga akuzat: “Nuk i kam takuar kurrë ata”

22 Shtator 2022
18:06
Denis Hakanaj
back button

Transferimi i Erling Braut Haaland te Manchester City është padyshim një nga marrëveshjet më të përfolura të merkatos së verës 2022.

Për çmimin, sepse marrja e qendërsulmuesit nga Borussia Dortmund me vetëm 60 milionë euro ka qenë shumë e volitshme, apo sepse po flasim për një futbollist që ka bërë vazhdimisht diferencën si në Bundesliga dhe  Champions League, norvegjezi ka përfundoi në qendër të vëmendjes, pavarësisht se marrëveshja u nënshkrua relativisht herët, kur merkato teorikisht ishte ende e mbyllur.

Tani, megjithatë, sulmuesi i Manchester City është kthyer të jetë në qendër të vëmendjes, por jo për diçka që ka ndodhur në fushë.

Para me gjak

Siç raporton Bild, në fillim të gushtit gjatë një ndeshjeje mes Brann dhe Bryne, tifozët e Brann vendosën të sulmojnë qendërsulmuesin, duke qenë se Bryne është klubi ku ai u rrit.

Në tribuna u shfaqën pankarta të cilat kritikuan ashpër zgjedhjen e Haaland për të luajtur në Manchester City, një klub në pronësi të një fondi sovran të pasurisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, një shtet që ka përfunduar në qendër të polemikave për të drejtat e njeriut.

“Braut luan për para të lyera me gjak. Ka vetëm një Haaland”. Dhe Haaland në fjalë nuk është padyshim Erling, por Markus, një lojtar i Brann 17-vjeçar. Një qëndrim që po shkakton shumë debate në Norvegji.

Përgjigja e Haaland

Gjithashtu sepse prek një çështje veçanërisht të ndjeshme në ato anë. Do të mjaftonte të mendohej se kombëtarja skandinave, e cila nuk u kualifikua në Botërorin e Katarit, në çdo rast kishte sugjeruar bojkotimin e këtij eventi.

Dhe duke folur për një radio norvegjeze, një përfaqësues i fansave të Brann shpjegoi se çfarë ndodhi. “Haaland nuk mund t’i shpëtojë kritikave. Ai mund të kishte zgjedhur çdo klub në botë, ai nuk duhej të zgjidhte atë që është më i keqi për sa i përket sportwashing”.

Domethënë, të maskosh dhe t’i bësh njerëzit të harrojnë gjëra për të cilat nuk duhet të krenohen përmes sportit. Por Haaland nuk është dakord, siç shpjegon gazeta gjermane, ai iu përgjigj akuzave duke folur për televizionin norvegjez NRK:

“Kur shkova në City, e kam bërë duke pasur parasysh zhvillimin tim si lojtar, kjo është ajo që bëra për çdo klub që zgjodha. Nuk i kam takuar kurrë pronarët e City-t, nuk e di se çfarë njerëz janë ata. Akuzat që më bëjnë janë të rënda, nuk di çfarë të them për këtë”. A do të mjaftojë për të qetësuar ujërat? E komplikuar ta thuash…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit