Haaland ndjek gjurmët e Pep Guardiola, gati rinovimi i kontratës me Manchester City

21 Nëntor 2024
10:20
Telesport
back button

Dy ditë pas lajmit se trajneri spanjoll Pep Guardiola ka rinovuar edhe me një vit kontratën me Manchester City të njëjtën gjë duket se do të bëjë edhe sulmuesi Erling Haaland, ylli i këtij ekipi.

Sulmuesi norvegjez ka ende edhe dy vjet e gjysmë të mbetura në kontratën e tij aktuale (skadon në vitin 2027),  por palët po mendojnë që ta shtyjnë atë edhe me një vit tjetër. Ai luan me “citizens” që prej vitit 2022.

Sipas mediave britanike, Manchester City do t’i ofrojë Erling Haaland një kontratë faranonike edhe pse nuk bëhen me dije shumë detaje. Pritet që ai të përfitojë 100 milionë euro deri në vitin 2028.

Pak ditë më parë, Guardiola e shtyu edhe me një vit kontratën që skadonte verën e ardhshme. Pra, ai do të qëndrojë deri në verën e vitit 2026, me opsionin për ta rinovuar edhe me një vit tjetër (2027).

Haaland, 24-vjeç, ka shënuar 105 gola në 114 ndeshje për Manchester City, një makinë e vërtetë golash.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit