Haaland në histori me 5 gola, City “shtyp” Luton-in dhe shkon në çerekfinalet e FA Cup (Video)

27 Shkurt 2024
22:57
Denis Hakanaj
back button

Manchester City ka mundur 6-2 Luton-in në 1/8-at e FA Cup dhe është kualifikuar në çerekfinalet e kompeticionit më prestigjioz në Angli.

Paraqitja e jashtëzakonshme nga ana e Erling Haaland, i cili ka realizuar pesë nga gjashtë golat e shënuar nga skuadra e Pep Guardiola.

Sulmuesi norvegjez është bërë lojtari i parë në histori që ka shënuar pesë gola për Manchester City në dy ndeshje.

Gjithashtu, Kevin de Bruyne është bërë lojtari i patë i Premier League që jep katër asiste në FA Cup. Goli i gjashtë është shënuar nga Kovacic.

Për vendasit, të dy golat janë shënuar nga Clark.

 

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit