Manchester City ka mundur 3-1 West Ham-in nw javën e tretë të Premier League.
10 minuta i kanë mjaftuar skuadrës së Guardiola-s për të kaluar në avantazh me të zakonshmin Haaland, i cili ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes dhe nuk ka falur.
Vendasit kanë reaguar duke barazuar përkohësisht rezultatin në minutën e 19-të falë një autogoli të Dias.
Megjithatë, City është kthyer në avantazh në minutën e 30-të me një predhë të vërtetë të sulmuesit norvegjez.
WEST HAM-MAN CITY 1-3 – GOLAT – VIDEO
Spektakli i Haaland ka vazhduar në pjesën e dytë.
Norvegjezi, në fakt, ka realizuar edhe golin e tretë për Citizens në minutën e 83-të duke u bërë lojtari i parë që realizon tregolësh në dy nga tri ndeshjet e para të kampionatit pas Paul Jeëell me Bradford në 1994-95.
Gjithashtu, në 69 ndeshje të luajtura me City-n në Premier, Haaland ka shënuar 70 gola.