Haaland ngre zërin: Po luajmë shumë ndeshje, niveli i Europianit tregoi se lojtarët janë të lodhur

29 Korrik 2024
8:20
Telesport
back button

Pasi nuk mori pjesë në Kampionatin Europian të Gjermanisë 2024, Erling Haaland do të mund të mburret me ditë më të gjata pushimesh se disa bashkëlojtarë të Manchester City. Gjithsesi, sulmuesi norvegjez e kupton lodhjen e lojtarëve.

Me të gjitha garat që do të luhen sezonin e ardhshëm (me Kupën e Botës për Klube përveç kësaj), me mbi 70 ndeshje për të luajtur, gjiganti norvegjez ka ngritur alarmin për formën fizike të lojtarëve, si dhe gjendjen mendore që mund të shkaktojnë shqetësim.

Të gjithë e pamë në Kampionatin Europian se sa të lodhur ishin lojtarët. Mund ta shihje nga niveli i tyre, nga fytyrat e tyre se sa të lodhur ishin nga futbolli, si të thuash“, shpjegoi sulmuesi i Manchester City.

Sezoni do të jetë i tillë, ndoshta jo fort i mirë në fillim. Disa nuk kanë bërë shumë pushime. Nuk mendoj se do të jemi të aftë për të gjitha ndeshjet. Mund të provojmë, por është e vështirë kur luan 70 ndeshje në vit”, shtoi Haaland.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit