Manchester City e ka mbyllur 3-0 në avantazh pjesën e parë të ndeshjes kundër Wolves, e vlefshme për javën e 36-të Premier League.
Protagonisti absolut i pjesës së parë ka qenë Erling Haaland.
Manchester City [1] – 0 Wolves – Erling Haaland (P) 12’ – Video
Sulmuesi norvegjez ka qenë autori i të tre golave të City-t, dy prej të cilëve kanë ardhur nga pika e bardhë e penalltisë.
Manchester City [2] – 0 Wolves – Erling Haaland 36′ – Video
Haaland është lojtari i tretë në histori që realizon dy tregolësha në pjesën e parë të një ndeshje të Premier League (edhe kundër Nottingham sezonin e kaluar), pas Andreë Cole and Michael Owen.
Manchester City [3] – 0 Wolves – Erling Haaland (P) 45+3’ – Video