Haaland nuk përshtatet me lojën e Man City? Guardiola thumbon keq mediat…

22 Maj 2022
14:57
Telesport
back button

Erling Haaland zgjodhi të vishte fanellën e Manchester City. Nje mega-operacion sa i perket kostove te rroges dhe sidomos komisionet. Sigurisht qe klauzola nuk eshte se kushtoi shume. Por ka diçka që e tërbon trajnerin Pep Guardiola.

Janë fjalët e shumta në lidhje me stilin e lojës së “Qytetarëve” dhe pretendimet se norvegjezi nuk përshtatet me të. Trajneri spanjoll i ka goditur ata me deklaratën e dhënë së fundmi: “Dëgjoj të thuhet se ai nuk do të përshtatet me mënyrën se si ne luajmë dhe do të doja të pyesja si është mënyrë se si luajmë?

Jam i lumtur që ata që e thonë diçka të tillë nuk e dinë se si luajmë”. Te Manchester Cityn e Pep Guardiolës ai do të fitojë rreth 20 milionë – dhe më shumë – në sezon, por për të përshëndetur të kaluarën e tij të afërt, shumë të afërt në një mënyrë “dinjitoze”, Erling Haaland sigurisht që nuk kurseu asnjë shpenzim.

Sipas raportimeve të gazetës gjermane ‘Bild’, sulmuesi norvegjez u largua nga Borussia Dortmund me stil: ai i dha secilit bashkëlojtar një Rolex Submariner me vlerë rreth 15,000 euro.

Në vend të kësaj, një zgjedhje më e lirë për anëtarët e stafit teknik, përfshirë trajnerin Marco Rose: për ta, zgjedhja e bombarduesit norvegjez ra mbi një model Omega, vlera e të cilit shkon rreth 7 mijë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit