Dhjetë ndeshje, 13 gola dhe 5 asist! Erling Haaland vazhdon të konfirmojë se pas Messi dhe Ronaldo është radha e tij dhe Mbappe që të trondisin botën dhe të shkruajnë historinë…
Një histori që sulmuesi norvegjez e shkruajti që sonte në Bundesliga me Dortmund, duke shënuar golin e 30-të brenda një viti që ende ska mbaruar… Askush në historinë e verdhezinjve nuk ia kishte dalë.
No player in Borussia Dortmund's history has scored more Bundesliga goals in a single year than Erling Haaland 🤖 pic.twitter.com/mQ5cXscHjZ
— ESPN FC (@ESPNFC) December 15, 2021
74 ndeshje deri tani, 76 gola dhe i përfshirë në 20 asist. i përfshirë në gol çdo 63 minuta…
Dhe po flasim ende për një 21-vjeçar.
Dortmund fitoi sonte 3-0 ndaj ekipit të fundit të tabelës, Greuther Furth, por protagonisti ishte pikërisht norvegjezi me dy golat e tij kurse goli i trete erdhi nga Malen.