Manchester City po fiton 2-1 në fushën e West Ham, ndeshje e vlefshme për javën e tretë të Premier League.
10 minuta i kanë mjaftuar skuadrës së Guardiola-s për të kaluar në avantazh me të zakonshmin Haaland, i cili ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes dhe nuk ka falur.
Vendasit kanë reaguar duke barazuar përkohësisht rezultatin në minutën e 19-të falë një autogoli të Dias.
Megjithatë, City është kthyer në avantazh në minutën e 30-të me një predhë të vërtetë të sulmuesit norvegjez.