Haaland tallet keq me Cucurella: Këngë për mua? Është qesharak, sezonin e kaluar më kërkoi fanellën

20 Gusht 2024
10:07
Alfred Lleshi
back button

Manchester City është rikthyer furishëm në Premier League, bashkë me të edhe Erling Haaland. Debutimi më i mirë i mundshëm në “Stamford Bridge” ndaj Chelsea, nisur nga fitorja 2-0, për më tepër pikërisht përballë Marc Cucurella, mbrojtësit të majtë të bluve të Londrës, që kishte bërë bujë me një batutë ndaj yllit norvegjez, e cila u bë “virale”.

Kënga e Cucurella gjatë festimeve për triumfin në Kampionatin Europian 2024 me kombëtaren spanjolle kishte këto vargje: “Cu, cu, cu, Cucurella, ha një paella. Cu, cu, cu, Cucurella, pi një Estrella. Haaland po dridhet, Cucurella po vjen”. Këto ishin fjalët e lojtarit të Chelsea, por rikthimi i tij në fushë, ndaj gjigantit norvegjez, nuk shkoi shumë mirë.

“Haaland nuk dridhet”, – shkruante llogaria e Manchester City në profilin zyrtar X, ndërsa norvegjezi shënoi golin e parë të sezonit, para minutës së 20-të, pikërisht në fytyrën e Marc Cucurella. Mbrojtësi i krahut të Chelsea u përplas me një “mur betoni” si Erling Haaland kur u përpoq të pengonte “Citizens” të kalonin në epërsinë 1-0, teksa vetëm pa topin të rrokullisej në pjesën e pasme të rrjetës.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund doli gjithashtu në qendër të skenës pas ndeshjes, kur foli në “Viaplay Fotball” në lidhje me “thumbimet” e Cucurella pas “Euro 2024”, kur Haaland nuk mori pjesë: “Ai është një njeri qesharak. Sezonin e kaluar më kërkoi fanellën, këtë verë këndoi një këngë tallëse mua”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit