Ish-numri 1 në botë: Në një ishull do të merrja me vete… Federer

8 Mars 2019
13:05
Telesport
back button

Simona Halep është një tenistet e shumta që admiron Roger Federer. Ish-numri 1 në botë për femra, ka rrëfyer për “tennis.tv” se në televizor sheh vetëm ndeshjet e zviceranit. Në grand slam të Australian Open, tenistja rumune ka takuar Federer dhe i ka kërkuar një fotografi, duke pranuar se është ndjerë në siklet kur ka qëndruar para tij.

E pyetur se kë do të merrte me vete në një ishull të pabanuar, Simona Halep, pa hezituar tha: “Do të merrja vetëm Federer. Më pëlqen shumë. Do të ishte e këndshme të kalosh ditën me të në një ishull, duke dëgjuar për përvojën e tij, do të mësoja shumë nga ai. Më pëlqen shumë stili i tij i lojës dhe personaliteti që ka”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit