Habit legjenda e sulmit: Manchester United nuk duhet të nënshkruajë me Haaland, ja pse!

13 Dhjetor 2019
14:10
back button

Manchester United është një prej klubeve më të interesuar për shërbimet e Erling Braut Haalad, talentit që po çmend Europën. Një goditje si ajo e Haaland do të ishte mjaft e domosdoshme për “Djajtë e Kuq”, por jo të gjithë janë dakord te kjo pjesë.

I pari që del hapur kundër është një legjendë si Dimitar Berbatov. Ish-sulmuesi është shprehur për mediat angleze se nuk do t’i pëlqente që Manchester United të nënshruante me Haaland, pavarësisht se norvegjezi është një ndër talentet më të mëdha.

“Nuk mendoj se United ka nevojë të marrë një sulmues në janar, pasi ka shumë mundësi zgjedhje në sulm. Nëse ata marrin një sulmues të ri, edhe nëse bëhet fjalë për një talent të madh si Haaland, ose për ndonjë lojtar me eksperiencë si Mandzukic, do të bënte që talentet që janë në ekip të humbasin totalisht besimin”, shpjegoi Berbatov.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit