Habit Wilder: Ai nuk dëshiron që ta zhvillojmë revanshin

8 Nëntor 2019
9:52
Telesport
back button

Boksieri amerikan Deontay Wilder do të mbrojë titullin kampion bote në peshën e rëndë, në kategorinë WBC, më 23 nëntor. Ai do të duelojë ndaj kubanezit Luis Ortiz në Las Vegas, një revansh për këtë të fundit, që kërkon të hakmerret pas humbjes në mars të 2018-ës. Gjithsesi, Wilder e pret një tjetër revansh në shkurt të vitit të ardhshëm, ai ndaj Tyson Fury, sfidë që pritet me më shumë interes së ky që zhvillohet pas dy javësh.

Duke folur për këtë revansh me Tyson Fury (sfida e parë përfundoi në barazim), boskieri amerikan tha: “Fury nuk e dëshiron më këtë revansh. Në fakt, ai nuk ka dashur kurrë të duelojë sërish ndaj meje. Shumë njerëz e admirojnë për shkak të rikthimit të tij në ring pas problemeve që pati, por kjo ndodh në Amerikë, që ndjejmë keqardhje për këta njerëz. Shumë njerëz dëshironin që Fury ta fitonte duelin ndaj meje për shkak të historisë së tij personale”, tha Wilder.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit