“Hakimi do të kthehet te Real-i, por do të qëndrojë vetëm me një kusht”

29 Maj 2020
20:52
Denis Hakanaj
back button

E ardhmja e Achraf Hakimi-t mbetet për t’u shkruar.

Këtë e ka konfirmuar vetë menaxheri i mbrojtësit maroken, Alejandro Camano, në një intervistë të dhënë për Onda Cero:

“Achraf do të kthehet në Madrid në fund të sezonit nga huazimi te Borussia Dortmund, më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai ka dëshirë të luajë dhe të jetë titullar, si tani”.

“Ne nuk nxitojmë, flasim vazhdimisht me Real madrid, por për djaloshin është shumë e rëndësishme që të luajë me vazhdimësi”.

“Objektivi i tij, gjithsesi, është që të bëhet protagonist me klubin më të mirë në botë: Real-in”, ka thënë Camano.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit