Hakimi-PSG, çështje ditësh mbyllja e transferimit! Ja si sheiku bindi Hakimin, por Interi nuk fiton aq sa mendohej për shkak të Realit

23 Qershor 2021
17:27
Telesport
back button

Achraf Hakimi është shumë afër transferimit teParis Saint-Germain pas vetëm një sezoni te Interi!

Por, si arriti PSG të bindë marokenin? Sigurisht, me armën më të fortë: super rrogën!

Në pjatë, Leonardo ka vendosur plot 8 mln euro në sezon dhe 2 mln të tjera bonus që do të përbënin një rrogë 10 mln euro për katër sezonet e ardhshme.

Pritet tani që të bindet edhe Interi, pasi fillimisht oferta prej 60 mln euro është refuzuar nga zikaltërit.

Sipas medieve franceze, oferta e fundit dhe ajo që do të jetë fituese është 70 mln euro dhe bonus për të përmbushur kërkesat dhe nevojat financiare të Interit.

Veç kësaj, duhet të llogarisim edhe se Interi ka ende 28 mln euro për t’i dhënë Real Madrid për kartonin e Hakimit, duke qenë se një pjesë e ka dhënë (17 mln euro)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit