Halaand bëhet pjesë e klubit të 12 të mrekullueshmëve

8 Tetor 2021
16:22
Denis Hakanaj
back button

Sikur të mos mjaftonin golat, Erling Haaland vazhdon të regjistrojë statistika të bujshme edhe jashtë fushës.

Me përditësimin e fundit të vlerave të merkatos të Bundesliga-s, vlera e norvegjezit në merkato ka shkuar në 150 milionë euro.

Aktualisht, është lojtari i dytë më i shtrenjtë në botë dhe një nga vetëm 12 lojtarët që e kanë arritur (ose kaluar, në disa raste) atë shifër.

Kush janë të tjerët? Ka edhe një “përjashtim” të papritur.

Renditja e lojtarëve më të shtrenjtë në botë

EDEN HAZARD

150 milionë euro vlerësimi në tetorin e 2018-ës me Chelsea-n

Vlerësimi aktual: 40 mln (te Real Madrid)

PHILIPPE COUTINHO

150 milionë euro vlerësimi në tetorin e 2018-ës me Barcelona-Vlerësimi aktual: 30 mln (te Barcelona)

KEVIN DE BRUYNE

150 milionë euro vlerësimi në majin e 2018-ës te Manchester City

Vlerësimi aktual: 100 mln (te Manchester City)

ANTOINE GRIEZMANN

150 milionë euro vlerësimi në tetorin e 2018-ës me Atletico Madrid

Vlerësimi aktual: 60 mln (tek Atletico)

HARRY KANE

150 milionë euro vlerësimi në majin e 2018-ës me Tottenham

Vlerësimi aktual: 120 mln (te Tottenham)

MOHAMED SALAH

150 milionë euro vlerësimi në majin e 2018-ës me Liverpool-in

Vlerësimi aktual: 100 mln (te Liverpool)

SADIO MANÉ

150 milionë euro vlerësimi në dhjetorin e 2019-ës me Liverpool-in

Vlerësimi aktual: 85 mln (te Liverpool)

ERLING HAALAND

150 milionë euro vlerësimi në tetorin e 2021-shit me Borussia Dortmund

Vlerësimi aktual: 150 mln (te Borussia Dortmund)

RAHEEM STERLING

160 milionë euro vlerësimi në dhjetorin e 2019-ës me Manchester City

Vlerësimi aktual: 90 mln (te Manchester City)

NEYMAR

180 milionë euro vlerësim i në janarin e 2018-ës me PSG

Vlerësimi aktual: 100 mln (te PSG)

LIONEL MESSI

180 milionë euro vlerësimi në janarin e 2018-ës me Barcelona-n

Vlerësimi aktual: 80 mln (te PSG)

KYLIAN MBAPPÉ

200 milionë euro vlerësimi në dhjetorin e 2018-ës me PSG

Vlerësimi aktual: 160 mln (te PSG)

Mbappe është i vetmi në historinë e vlerësimeve të merkatos të Transfermarkt që ka prekur vlerën 200 mln euro.

PO CRISTIANO RONALDO? Vlera maksimale e arritur nga portugezi në karrierën e tij ka qenë 120 milionë euro te Real në 2014-ën dhe përsëri në 2018-ën. Por nuk ka arritur kurrë në 150.

Kanë arritur vlerën maksimale 130 mln euro Sancho, 120 Ousmane Dembélé, 110 Alexander-Arnold dhe Dybala. Ndërsa kanë prekur kuotën 100 mln 12 lojtarë të tjerë, mes të cilëve Icardi, Lukaku dhe Pogba.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit