Halep, Sabalenka e Swiatek sigurojnë raundin e katërt të Australian Open

22 Janar 2022
12:24
Gentian Spiri

Tenistja rumune Simona Halep, ish-numri 1 në botë, fitoi 2-0 (6-2, 6-1) ndaj malazezes Danka Kovinic, duke u kualifikuar për në raundin e katërt. Më tej shkon edhe tenistja franceze Alize Cornet, që mundi 2-1 me përmbysje sllovenen Tamara Zidansek.

Nuk zhgënjen as tenistja amerikane Danielle Collings, që fitoi 2-1 ndaj danezes Clara Tauson, ndërsa belgia Elis Mertens eliminoi kinezen Shuai Zhang. Fiton edhe estonezja Kaia Kanepi, që mundi 2-1 Maddison Inglis të Australisë.

Në raundin e katërt shkon edhe numri 2 në botë për femra, bjellorusja Aryna Sabalenka, që mundi 2-1 (4-6, 6-3, 6-1) çeken Marketa Vondrousova, ndërsa polakja Iga Swiatek (numri 7 në botë), fitoi 2-0 (6-2, 6-3) ndaj ruses Daria Kasatkina.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit