Hamilton: Botëror i çuditshëm, atij i druhem më shumë në garën për titullin

8 Maj 2019
10:47
Telesport
back button

Lewis Hamilton, kampioni i botës në fuqi në Formula 1, deklaron se nuk priste që shoku i tij i skuadrës së Mercedes, Valtteri Bottas, të ishte një pikë para tij në renditjen e përgjithshme pas 4 garave të para sezonale. Një pikë e fituar në xhiron e shpejtë në garën e parë sezonale i ka dhënë finlandezit avantazhin në renditjen e përgjithshme, ndërkohë që të dy pilotët kanë arritur të fitojnë nga dy gara deri më tani.

Nuk më intereson ajo pikë shtesë që jepet për xhiron më të shpejtë. Më intereson fitorja dhe pikët që marr në fund të garës, të cilën dua ta fitoj gjithnjë. Botërori sapo ka nisur, është ende i gjatë dhe nuk besoj se kjo pikë do të bëjë diferencën në fundin e këtij sezoni”, u shpreh Hamilton, 5 herë kampion bote në Formula 1.

Gara e radhës është ditën e diel në Spanjë, në Barcelonë, aty ku britaniku synon të rikthehet te fitorja. “Me Valtteri do të duelojmë jo vetëm në këtë garë por deri në fund të sezonit dhe i druhem shumë. Është rival i fortë, por pres që tani konkurrenca të jetë më e madhe. Nëse Ferrari nis të reagojë, atëherë do të jetë më e vështirë. Ky sezon ka nisur disi çuditshëm për rivalët tanë, por pres që gjërat të ndryshojnë”, u shpreh Hamilton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit