Hamilton: Ky do të jetë sezoni im më i vështirë në Formula 1

14 Prill 2021
8:46
Telesport
back button

7 herë kampioni i botës në Formula 1, mendon se këtë sezon do të vuajë shumë për të arritur tek objektivi i tij, të sigurojë edhe titullin e tetë, duke parakaluar legjendën Michael Schumacher. Gara e parë zhvilluar para 15 ditësh në Bahrein e konfirmoi këtë gjë, pasi piloti britanik tejkaloi veten e tij për të mposhtur Max Verstappen, ndërkohë që edhe makina Mercedes nuk është ende në kushtet optimale.

Të fitosh kaq shumë tituj nuk do të thotë të kesh gjithçka nën kontroll. Kur nis një sezon nuk e di se ku je, ndaj mendoj se viti 2021 do të jetë më i vështiri për mua. Gjithsesi, kjo gjë, për mua dhe skuadrën është stimuluese. Kam përvojën e duhur për të menaxhuar situatat, pasi edhe më parë jam përballur me persona që duan të më mundin, por kam arritur të jap më të mirën time në pistë”, tha Hamilton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit