“Para së gjithash, dua të falënderoj ekipin tim. Këta djem më pritën me krahë hapur që nga fillimi. Viti i kaluar nuk ishte i lehtë. Është një ndjenjë e mrekullueshme të kthehesh në podium pas një beteje të madhe me Verstappen”, tha Lewis Hamilton.
Piloti britanik i Ferrari u rendit i dyti të dielën në garën e Kanadasë, rezultati i tij më i mirë me makinën italiane. “E dua këtë pistë, mezi pres të kthehem vitin tjetër”, shtoi më tej 7 herë kampioni i botës në Formula 1.
“Këtë fundjavë, Mercedes solli disa përditësime; ne i sollëm në Miami dhe të kesh rezultate të mira këtu, ku shpejtësia në vijë të drejtë ka kaq shumë rëndësi, është shumë e rëndësishme. Mercedes ishte i pakapshëm për ne këtu”, tha Hamilton.
“Më pëlqeu beteja me Max. Duhet të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur në Maranello dhe të sjellim pjesë të reja. Dua të fitoj një garë me Ferrari. Tani do të shkojmë në Montekarlo për të bërë sërish mirë“, tha Hamilton.






