Hamilton mendon tërheqjen: Ky moment do të jetë i vështirë për mua

21 Tetor 2020
8:51
Telesport
back button

Lewis Hamilton ka folur për të ardhmen e tij, ndërkohë që kontrata me makinën Mercedes skadon në fund të këtij sezoni. Piloti britanik është drejt fitimit të titullit të 7-të kampion bote në Formula 1, ndërkohë që 10 ditë më parë barazoi rekordin e 91 fitoreve në Formula 1 të Michael Schumacher.

Më pëlqen kjo që bëj, më pëlqejnë sfidat, më pëlqen të dueloj, më pëlqen të shoh në pasqyrat e makinës. Më pëlqen ky sport, konkurrenca, atmosfera. Do të jetë i vështirë momenti kur të vendos tërheqjen time nga ky sport”, tha Hamilton.

Mendoj se kam nga pas skuadrën më të mirë që mund të imagjinoja. Ndihem i frymëzuar nga kjo makinë. Kush mendon se pas kaq shumë kohësh do të isha mërzitur duke pilotuar këtë makinë gabon. Ka harmoni mes nesh dhe i jam mirënjohës të gjithëve”, tha Hamilton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit