Hamilton: Në Monza si gjysmë-ferrarist, ai duhet të jetë pasardhësi im te Mercedes

30 Gusht 2024
10:40
Telesport
back button

Formula 1 do të vazhdojë këtë fundjavë në pistën e Monza, në shtëpinë e Ferrari, ajo që do të jetë makina e ardhshme e 7 herë kampionit të botës, britanikut Lewis Hamilton. Ndaj, ai pret një mikpritje edhe më të zjarrtë nga tifozët e “kokëkuqes”, pavarësisht se garon ende për Mercedes.

Këtu është gjithmonë një garë e veçantë, por këtë herë do të jetë edhe më shumë. Gjithmonë jam pritur mirë edhe kur po luftoja me Ferrarin. Por këtë herë është e veçantë. Klima, pasioni…, por tashmë në Imola ishte fantastike”, u shpreh Lewis Hamilton.

Për objektivat në këtë fundjavë, ai shtoi: “Pas Holandës ne shqyrtuam disa gjëra që duhej t’i kishim bërë ndryshe. Duhet të kishim bërë më mirë në kualifikime, por mësuam shumë nga fundjava e kaluar, ndaj do të shohim”.

Ne do të prezantojmë disa përditësime, por nuk do të jemi të vetmit, shpresoj se mund të jemi atje për të luftuar. Pasardhësi im te Mercedes? Unë mendoj se duhet të zgjedhin Antonelli, ai ka një të ardhme të ndritur përpara tij. Jam i emocionuar ta shoh atë në vitet e ardhshme dhe mezi pres të shoh rrugën e tij në F1”, tha Hamilton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit