Hamilton nuk fal, siguron pole position edhe në Portugali

24 Tetor 2020
19:19
Denis Hakanaj
back button

Lewis Hamilton synon ta kalojë Michael Schumacher-in pasi ka barazuar rekordin e legjendës me 91 fitore dhe të bëhet piloti i parë me 100 fitore në historinë e Formula 1.

Kampioni i botës në fuqi ka siguruar pole position në Çmimin e Madh të Portugalisë në cirkuitin e Portimano-s me kohën 1’16″652, duke lënë vetëm një të dhjetat mbrapa shokun e skuadrës Valtteri Bottas dhe dy Max Verstappen të Red Bull.

Ferrari mund të buzëqeshë për rezultatin e Charles Leclerc. Piloti nga Monaco ka zënë vendin e katërt, duke befasuar Sergio Perez, Alexander Albon, Carlos Sainz dhe Lando Norris.

Renditja e 10 të parëve mbyllet me Pierre Gasly dhe Daniel Ricciardo.

Sebastian Vettel  e ka mbyllur në vendin e 15-të, pasi është eliminuar në Q2.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit