Hamilton paralajmëron Verstappen e Red Bull: Asgjë nuk ka përfunduar

26 Tetor 2021
10:06
Telesport
back button

Lewis Hamilton, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka paralajmëruar rivalët e tij, se beteja për titullin kampion bote në Formula 1 nuk ka përfunduar ende. Ai u rendit i dyti në garën e fundit në Austin (Amerikë) dhe tashmë është 12 pikë pas Max Verstappen me Red Bull, që triumfoi në këtë pistë.

Nuk ka përfunduar ende”, ka qenë mesazhi i Hamilton në rrjetet sociale, duke mbajtur lart moralin në prag të sfidës së radhës, pas 10 ditësh në Meksikë. Deri në fund të sezonit janë ende edhe 5 gara, çka do të thotë se gjithçka është e mundur. Piloti britanik i Mercedes është në kërkim të titullit të tetë kampion.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit