Handanovic paralajmëron City-n: “Do të jetë e vështirë edhe për ata”

4 Qershor 2023
12:00
Denis Hakanaj
back button

Interi fitoi ndeshjen e fundit të kampionatit në Torino falë golit të Brozovic dhe po përgatitet për finalen e Champions League kundër Manchester City.

Në lidhje me fitoren në kampionat dhe finalen e ardhshme të Champions League ka folur Handanovic, i cili ka thënë për Dazn:

Për Torino-n: “Skuadra po ecën mirë, edhe sikur të ishte skuadra e fundit në kampionat, ne donim të përfundonim mirë dhe të vendosnim cilësi në fushë. Ne ia dolëm, kontrolluam ndeshjen dhe fituam me meritë”.

Për Champions-in: “Champions League është provimi më i vështirë i karrierës së një futbollisti, është maksimumi. Duhet të bëjmë ndeshjen më të mirë të sezonit nëse jo të jetës. Do të jetë e vështirë edhe për ta”.

Për të ardhmen: “Nuk e di, ka mbetur edhe një javë para përfundimit të sezonit. Ka kohë për të folur për çështje personale”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit