Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij, që reagoi pas humbjes në fundjavë në shtëpi duke shënuar pesë gola në fitoren 5-1 kundër Mallorca. “Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ne patëm shumë raste për shënim”, tha Flick.
“Në pjesën e parë ishte e vështirë për në të dytën e dinim se çfarë donim të bënim. Jam shumë i lumtur, veçanërisht që fituam. Ne morëm tri pikë dhe shënuam shumë gola, kjo është fantastike. Do të doja që skuadra të mos pësonte gol, por nuk mund të ankohem”, shtoi Flick.
Trajneri gjerman e vlerësoi praninë e Lamine Yamal në fushë, i rikthyer nga dëmtimi: “Lamine është gjithmonë i rëndësishëm, ai është një futbollist i jashtëzakonshëm. Është ai që bën diferencën në skuadër. Dje ai punoi për ekipin”.
“Gjithsesi, unë vlerësoj të gjithë skuadrën dhe them se është e rëndësishme të flasim për grupin, si mbrohemi dhe si sulmojmë. Nuk është gjithmonë e lehtë të mbrohesh si ne, me linjën kaq të avancuar. Ata janë lojtarë shumë të rinj dhe ne kërkojmë shumë prej tyre”, u shpreh Hansi Flick.
Barcelona realizoi pesë gola pa patur Lewandowski në fushë: “Ai duhej të pushonte, pasi ka luajtur shumë minuta këtë sezon. Ne e menduam këtë , biseduam me Raphinha dhe ai e shpërbleu besimin tonë”.