Hansi Flick ul euforinë: Nuk mendoj se Champions League është një objektiv konkret për ne

13 Nëntor 2024
14:18
Telesport
back button

Me tri fitore dhe një humbje pas 4 ndeshjeve të para në Champions League, skuadra e Barcelonës është mes kandidatëve jo vetëm për të avancuar direkt në fazën tjetër por edhe për ta fituar këtë turne.

Ai që ka folur në lidhje me ambicien për të fituar këtë turne, është trajneri Hansi Flick: “Ka shumë punë për të bërë për të qenë më të mirët në Europë. Ka skuadra të tjera të mira që duan të njëjtën gjë”.

Ne duhet të përqendroheni shumë në punën dhe më pas, me kalimin e javëve, do të shohim se çfarë mund të ndodhë. Nuk e mohoj se do të doja ta fitoja këtë trofe në mënyrë të qartë dhe të fitoja çdo ndeshje”, tha Flick.

Trajneri flet se me formatin e ri nuk dihet ende se sa pikë mund të duhen për të hyrë në tetë më të mirët e Champions. “Nuk e kemi llogaritur ende se sa pikë na duhen. Kjo mund të ndryshojë shumë nga java në javë”.

Ne duhet të fokusohemi te fitorja dhe më pas do të shohim. Nuk jam i sigurtë se çfarë pozicioni do të zëmë. Nuk është e rëndësishme se si do të fillojmë, por si do të përfundojmë. Mendoj se qëllimi ynë është të jemi në tetëshën më të mirë”, tha Flick.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit