Harbohet si adoleshente mamaja e Ronaldos, “djeg rrjetin” për fitoren e Portugalisë (video)

17 Qershor 2021
9:34
Alfred Lleshi
back button

Portugalia e nisi me këmbën e mbarë “Euro 2020”. Si kampione e Europës në fuqi, që synon ta mbrojë kurorën e marrë në Francë më 2016, kombëtarja luzitane fitoi pastër 3-0 ndaj Hungarisë, në stadiumin e kësaj të fundit, ku plot 60 mijë tifozë ishin të pranishëm, duke na kujtuar kohët e arta para Covid-19. Cristiano Ronaldo realizoi dopietë, duke vendosur rekorde të reja. Triumfin e tij dhe bashkëlojtarëve e kanë shijuar pa masë krejt portugezët, në veçanti Dolores Aveiro.

E kemi fjalën për mamanë e CR7, e cila ka publikuar një video në rrjetet sociale, e veshur me fanellën e kombëtares portugeze, duke kërcyer si adoleshente, plot gëzim. Një harbim rinor i Dolores, e cila nuk ka hezituar të shfaqet si ultrase edhe kur Sporting fitoi titullin kampion në Portugali kësaj vere, pas shumë vitesh. Nuk ka si ndodh ndryshe, teksa djali i saj është “mbreti” i këtij sporti në rang global.

Ndërkohë, e ardhmja e Ronaldos është ende për t’u shkruar. Lojtari nuk e zbuloi atë në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Hungarisë. Ai nuk siguroi që do të vazhdonte te Juventusi. Manchester United dhe PSG mund të jenë destinacionet e tij në moshën 36 vjeç. Nga Anglia raportohet se klubi anglez i ka paraqitur atij një ofertë prej gati 20 milionë euro në sezon, por nga Italia thuhet se preferon të nënshkruajë me PSG.

Ndërkohë, nga familja e tij i dërgojnë mesazhe në lidhje me planet e ardhshme. “Cristiano është në gjendje të mirë fizike dhe do të vazhdojë të luajë për tri vite të tjera. Unë fola me të, ai më dërgoi një mesazh. E përgëzova dhe ai tha: Faleminderit mami! Kur e pyeta për Hungarinë, Cristiano m’u përgjigj me siguri: Ne do të fitojmë 2-1. Njërin gol e shënoj unë, tjetri nuk ka rëndësi, le të jetë edhe autogol. Unë ndeza një qiri të vogël në Katedralen Funchal për të gjithë lojtarët e Portugalisë. Nëse do të shkoj në stadium? Vetëm në rast të një finaleje”, – tha Dolores Aveiro, nëna e yllit portugez.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Maria Dolores (@doloresaveiroofficial)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit