Harden nuk mjafton për Houston, Toronto skuadra më në formë

13 Gusht 2020
8:27
Telesport
back button

Katër ndeshje të luajtura sot në NBA, ndërkohë që të gjitha ekipet pjesëmarrëse në Orlando kanë edhe nga një takim për të zhvilluar për të mbyllur sezonin e rregullt. Skuadra e Oklahomës fitoi në sekondat e fundit 116-115 ndaj Miami, sfidë ku u dallua Bazley, që realizoi 21 pikë.

Pa probleme fitojnë Clippers, 124-11 ndaj Denver, dy ekipe që janë kualifikuar për në play off. Grant realizoi 25 pikë për Denver, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Clippers u dalluan Leonard me 28 pikë e George me 27.

Fiton edhe skuadra kampione e Toronto, ekipi më në formë në NBA, që mundi 125-121 Philadelphia, ndeshje me rivalitet dhe emocione, ku Lowry e Bucher realizuan nga 19 pikët për kanadezët. Ndërsa Indiana, falë lojës së mirë kolektive, fitoi 108-104 ndaj Houston, duke i bërë të pavlefshme 45 pikët e Harden.

NBA – Rezultatet e sotme

Philadelphia – Toronto, 121-125

Oklahoma – Miami, 116-115

Denver – Clippers, 111-124

Indiana – Houston, 108-104

Lajme të tjera

Lajmet e fundit