Harry Kane i papërmbajtshëm me gola, 5 brenda pak ditësh: Ka qenë një javë e mrekullueshme

22 Shtator 2024
16:25
Telesport
back button

Pas fitores së thellë 5-0 ndaj Werder Bremen, skuadra e Bayern Munich kryeson e vetme renditjen e Bundesliga, me 12 pikë të plota pas katër javëve të para. Ajo që bie në sy është numri i madh i golave të realizuara, 16.

Madje kjo javë që po mbyllet ishte e jashtëzakonshme për bavarezët, që realizuan 9 gola në Champions League dhe 5 në kampionat. Protagonist ka qenë edhe sulmuesi Harry kane, që komentoi: “Ishte një javë e mrekullueshme”.

Urime djeve për lojën dhe mentalitetin e duhur. Kemi luajtëm ndeshje të shkëlqyera. Ndaj Ëerder fituam në fushën e kundërshtarëve tanë, që ishin të pamposhtur. Ky është stili i lojës që duam të tregojmë edhe në ndeshjet e ardhshme”, tha Kane.

Më tej, sulmuesi anglez tha: “Ne jemi Bayern Munich dhe duam të fitojmë. Sfida e radhës ndaj Bayer leverkusen do të jetë padyshim një ndeshje tjetër. Ata treguan sezonin e kaluar se sa të fortë janë”.

Do të jetë një ndeshje e vështirë. Duhet të tregojmë të njëjtin mentalitet dhe uri për sukses që treguam edhe në Champions apo ndaj Werder. Ne luajmë në shtëpi, është tetor dhe do të jetë një ndeshje e shkëlqyer”, tha Harry Kane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit