Anglia u kualifikua me golin e Harry Kane por cfare ndeshje ishte ndaj Sllovakisë. Vuajtje pafund, ashtu si e shpjegon edhe sulmuesi…
Ishit pothuajse jashtë? “Ne besuam te goli deri në fund. Pjesa e dytë ishte shumë e vështirë, por ne vazhduam të besojmë. Gjate javes punuam shumë në rivëniet anesore. Jude shënoi një gol fantastik, ne jemi ende gjallë. Tifozët na dhane një mbështetje të madhe”.
Ku e vendosni golin e Bellingham? “Një nga më të mirët në historinë e këtij vendi. E meriton, punon shumë për ekipin. Në momente të vështira del dhe e bëri sërish sonte. Punë e madhe nga ata që erdhën në kohën shtesë, edhe kjo është Anglia”.
Një fitore që mund t’ju japë vrull? “Absolutisht. Tani jemi në çerekfinale dhe duhet të vazhdojmë kështu. Mund të luajmë më mirë, por rezultati ka rëndësi. Le ta përdorim këtë moment për të ecur përpara në pjesën tjetër të turneut.”