Harry Kane jep shenja largimi nga Tottenham, 5 gjigantët evropianë përplasen për të!

31 Mars 2020
12:10
back button

Harry Kane duket se është lodhur me Tottenham dhe sulmuesi është në kërkim të një klubi më të madh në mënyrë që të ketë mundësi të fitojë trofe.

Ky është shpjegimi që japin mediat angleze, sipas të cilave, Kane së fundmi ka dhënë shumë shenjë largimi nga ekipi dhe në garë për të janë plot 5 gjigantë evropianë.

Nga Premier League interesohen Manchester City dhe Manchester United. Citizens e shohin si pasardhësin ideal të Agueros, ndërsa United e kërkon si liderin kryesor për ringritjen e “Djajve”.

Jashtë Anglisë interesohen edhe 3 klube të tjera për Kane. Barça, Real Madrid dhe Juventus janë vendosur në radhë për shërbimet e 26-vjeçarit, i cili ka 5 alternativa luksi për të ardhmen e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit