Harry Kane: Kemi mësuar nga finalja e fundit, të kthehemi në shtëpi me trofe

12 Korrik 2024
8:43
Telesport
back button

Sulmuesi anglez Harry Kane është në garë për titullin e golashënuesit më të mirë në Euro 2024. Ai ka realizuar deri më tani 3 gola në këtë turne, po aq sa spanjolli Dani Olmo, që gjithashtu synon të fitojë këtë çmim.

Duke folur për finalen që do të luajë ndaj Spanjës ditën e diel, sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, tha: “Ishte një përfundim i jashtëzakonshëm i sfidës ndaj Holandës. Nuk e mohoj që ishim të lodhur në fundin e asaj sfide”.

Megjithatë, ne e merituam ta fitonim ndeshjen me një përfundim të tillë. Finalja ndaj Spanjës do të jetë tepër e vështirë. Një ndeshje vërtet e vështirë si për ne ashtu dhe pë rata për të bërë histori”, tha më tej Harry Kane.

Nuk do të jetë e lehtë ndaj tyre, por finalja mbetet e veçantë. Kemi mësuar shumë nga ajo e para tri viteve, ndaj duam që këtë herë të jemi më konkretë dhe të kthehemi në shtëpi me trofeun”, u shpreh Harry Kane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit