Harry Kane: Nuk kam simuluar asnjëherë në karrierën time

9 Shtator 2019
17:47
back button

Sulmuesi i Tottenham Harry Kane pretendon se nuk ka simuluar asnjëherë në karrierën e tij, duke iu kundërpërgjigjur kështu kritikëve të cilët e kanë akuzuar se e ka bërë dy herë që prej fillimit të sezonit.

“A kam simuluar ndonjëherë? Asnjëherë dhe, shpresoj, që të mos e bëj. E thashë pas ndeshjes me Arsenalin që ishte një situatë 50/50.

Jam dikush që e përdor shumë mirë trupin, diçka jetësore për një sulmues. Ai episod në gjysmëfushë është faull, në zonën e rreptësisë nuk e merr gjithmonë.

Njerëzit kanë opinionin e tyre. Nuk isha i përqendruar në ato gjëra, unë dua të jap më të mirën time në fushë dhe të fitoj ndeshje.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit