Harry Kane shpërthen kundër atyre që braktisën ekipin: Turp, kombëtarja vjen para klubit

14 Nëntor 2024
10:43
Telesport
back button

Harry Kane ka rrëfyer se ka mbetur i zhgënjyer me numrin e madh të lojtarëve që janë tërhequr nga kombëtarja e Anglisë këtë javë (9 të tillë) para ndeshjeve të Nations League. Kapiteni i Anglisë u ka kujtuar lojtarëve se kanë harruar rëndësinë e përfaqësimit të vendit të tyre.

Mendoj se kombëtarja është para çdo gjëje. Anglia është para klubit, është gjëja më e rëndësishme për një futbollist profesionist. Gareth Southgate solli gëzimin për të luajtur për Anglinë përsëri. Ai nuk kishte frikë të merrte vendime nëse kjo dëshirë fillonte të ndihej te disa lojtarë”, tha Harry Kane.

I pyetur nëse edhe ai mendonte të qëndronte pushim këtë javë, Kane shtoi: “Është turp, padyshim. Është një periudhë e vështirë e sezonit dhe ndoshta ata kanë përfituar pak. Nuk më pëlqen shumë të largohem, të jem plotësisht i sinqertë. Anglia është para çdo gjëje dhe çdo situate klubi”.

Aaron Ramsdale, Trent Alexander-Arnold, Levi Colwill, Declan Rice, Bukayo Saka, Cole Palmer, Jack Grealish dhe Phil Foden u tërhoqën fillimisht nga skuadra, ndërsa Jarrad Branthwaite braktisi ekipi e “3 luanëve” të mërkurën. Anglia do të luajë ndaj Greqisë në Athinë në Nations League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit