Barazimi pa gola ndaj Everton ka zbritur Arsenal në vendin e tretë në Premier League, duke mos përfituar nga “ngecja” që pati edhe Liverpool. Gjithsesi, sulmuesi Kai Havertz ka bërë thirrje që lojtarët të qëndrojnë të bashkuar për të kaluar këtë pengesë, duke shpresuar që të hyjnë në garën për titull.
“Ne duhet të përpiqemi të shikojmë veten, të fitojmë ndeshjet tona dhe të marrim sa më shumë pikë. Vetëm detajet e vogla bënë që ne të mos merrnim fitore në këtë ndeshje. Ne duhet ta shohim se ku gabuam dhe ta përmirësojmë atë në ndeshjen e ardhshme”, tha Havertz.
Më tej, sulmuesi gjerman shtoi: “Duhet të jemi pozitivë, të qëndrojmë së bashku si grup dhe të bëjmë më të mirën herën tjetër. Në ADN-në tonë ekziston detyrimi për të konkurruar në mënyrën më të mirë të mundshme në të gjitha turnetë. Ne do të përpiqemi të shkojmë sa më larg në Champions dhe të fitojmë titullin”.