Hazard kërkon falje: Ka qenë gjithmonë ëndrra ime që…

6 Maj 2021
21:40
Denis Hakanaj
back button

Eden Hazard ka përdorur Instagramin për të kërkuar falje pas polemikave të shumta që shkaktuan të qeshurat e tij me lojtarët e Chelsea-t pas eliminimit të Real Madrid nga Champions League.

“Më vjen keq”, ka shkruar belgu.

“Kam lexuar shumë gjëra për veten dhe nuk ishte qëllimi im të ofendoja tifozët e Real Madrid. Ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua të luaja për Real Madrid dhe kam ardhur këtu për të fituar”.

“Sezoni nuk ka mbaruar akoma dhe duhet të luftojmë për La Liga-n! Hala Madrid!”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit