Hazard vendos për numrin e fanellës, nuk do 7-ën!

14 Korrik 2019
10:35
back button

Eden Hazard ka vendosur të mos marrë numrin 7 tek Real Madrid, edhe pse drejtuesit dhe tifozët duan që belgu të jetë ai që do hedhë gjurmët e vërteta pas epokës së Cristiano Ronaldos.

Sipas medies spanjolle “Marca”, Hazard dëshiron të marrë numrin 23, që në të shkuarën lidhet me David Beckham, në kohën kur luante tek klubi madrilen.

Megjithatë arsyeja kryesore pse Hazard do 23-in lidhet me LeBron James dhe Michel Jordan. Futbollisti belg është tifoz i çmendur i basketbollit dhe sidomos i NBA.

Hazard do të paraqitet në ndeshjet miqësore në SHBA me fanellën me numrin 23, edhe pse pritej të merrte numrin 7. Aktualisht këtë numër e mban Mariano Diaz, i cili nuk ka ndërmend të largohet dhe mendon se mund të gjejë hapësirë në skuadër, edhe pse drejtuesit e klubit duan ta shesin.

Numrin 23 më parë e ka mbajtur edhe Isco, para se të merrte numrin 10, që asokohe mbahej nga Ozil.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit